Politike

Paralajmërim për rikthim, Meta i vendosur: Kam plane të udhëheq, jo të udhëhiqem

17 Janar 2022, 21:30 Nga DOSJA
Paralajmërim për rikthim, Meta i vendosur: Kam plane të

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka premtuar rikthimin e tij në politikën aktive. Gjatë emisionit “Çim Peka Live”, Meta tha se ka në plan që të në ardhmen të kthehet në poste drejtuese, por nuk ka preferuar që të japë asnjë detaj tjetër lidhur me planet e tij në politikë.

Për të ardhmen kam plane të udhëheq, nuk kam plane që të udhëhiqem. Mendoj se lidershipi im ka qenë i drejtë. Ky popull duhet të fitojë lirinë e tij dhe nuk duhet të presi më nga askush. Kjo e ka sjellë në këtë situatë. Liria fitohet nuk dhurohet. Në të ardhmen do udhëheq betejat për sovranitet. Do kem gjithmonë logon e Shqipërisë,”-shtoi në fjalën e tij Meta.

Ndërkohë që bashkëshortja e tij, njëherazi dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi paralajmëroi rikthimin e tij në LSI pas përfundimit të mandatit si president i vendit. Megjithatë duket se Meta ka zgjedhur që të “lëvizë” në heshtje.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll