Politike

“U largova nga kuvendi para ardhjes së Erdogan”/ Dule: U dhunua institucioni

17 Janar 2022, 21:57 Nga DOSJA
“U largova nga kuvendi para ardhjes së Erdogan”/ Dule: U dhunua

TIRANË- Deputeti Vangjel Dule, ka kritikuar fjalimin e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Kuvend. I ftuar në emisionin Open në Top Channel, Dule tha se u largua para fjalës së Erdogan në foltoren e kuvendit, duke u shprehur se është dhunuar institucioni më sovran shqiptar. Sipas Dules, ai fjalim plot ultimatume nuk duhet të ishte mbajtur nga ana e presidentit turk.

“Në mënyrë të ndërgjegjshme u largova para fjalës që do të mbante Erdogan. Sot është dhunuar institucioni sovran, zakonisht fjalimet nuk vënë kushte, sot u vunë kushte, kjo kondicionohet vetëm nga sovrani. Kishte tone ultimative, të vij herës tjetër dhe të mos kem këto probleme. Ne kemi struktura të cilat ndjekin çështjet, ai fjalim nuk duhet të ishte mbajtur”, tha Dule.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike vangjel dule vangjel dule

Sondazh

Poll