Politike

Meta: Pas Presidencës do flasë me popullin e 2 marsit

17 Janar 2022, 22:04 Nga DOSJA
Meta: Pas Presidencës do flasë me popullin e 2 marsit

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka deklaruar se pas përfundimit të mandatit si Presidenti më 24 korrik 2022 do të flasë me popullin e 2 marsit. Meta i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” tha se popullin e 2 marsit do ta thërrasë vetëm për çështje madhore.

“Zero çështje për Presidentin në Gjykatën Kushtetuese. Deri më 24 korrik 2022 unë do të jem në këtë detyrë dhe në 25 korrik 2022 unë do flas me popullin e 2 marsit. Se çdo ndodhë me të ardhmen time dhe se çfarë do të bëj pas 24 korrikut 2022 unë nuk kam nevojë për zëdhënës tjetër veç Tedi Blushit. Të jeni të bindur se unë popullin e 2 marsit do e thërras për çështje madhore. Une kam vetëm një agjendë sepse kam vetëm një atdhe. Unë do të jem gjithmonë me shqiptarët dhe pranë shqiptarëve sepse fuqia ime është vetëm e vërteta,” tha Meta.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll