Politike

“PD e LSI s’kanë qenë kurrë bashkë”,Meta: Vasilit i thashë të firmoste në 5 qershor

17 Janar 2022, 21:52 Nga DOSJA
“PD e LSI s’kanë qenë kurrë bashkë”,Meta:

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka treguar se si ka detyruar opozitën të futet në zgjedhjet e 25 Prillit. Në emisionin “Çim Peka Live”, kreu i shtetit Ilir Meta tha se ka detyruar palët të firmosin marrëveshjen e 5 Qershorit, duke përmendur mes emrave dhe Petrit Vasilin.

Presidenti i ka krahasuar drejtuesit e opozitës me fëmijët që kërkojnë të luajnë futboll dhe të fitojnë pa bërë asnjë përpjekje, ndërsa shtoi se mazhoranca prishi edhe marrëveshjen e 5 qershorit, e cila mori edhe “bekimin” e ndërkombëtarëve.

PJESË NGA EMISIONI “SYRI TV”:

Pyetje: Mund të kemi zgjedhje në 6 gusht, a do e nxisni opozitën të bashkohet?

Meta: Unë opozitës i kam thënë këto gjëra: Lërini lojërat i kam thënë edhe PD edhe LSI-së. I kam thënë Petrit Vasilit firmos aty se do i coj në zgjedhje pa asnjërën prej jush. Se unë kalamaj të tillë që duan të hyjnë në fushën e futbollit me geta të bardha dhe pas ndeshjes t’i kenë të paprekura dhe të bardha, unë nuk merrem. Prandaj mësojini fëmijët t’i arrijnë gjërat vetë mos u jepni dhurata. Unë kalamaj të tillë që duan të hyjnë në fushën e futbollit, që duan të fitojnë dhe të bëjnë gola dhe që duan që getat t’i kenë të bardha dhe të hekurosura, unë vetëm këtu kam parë. Edhe qofte te daja. Mos i mësoni fëmijët me dhurata, mësojini të punojnë. Asnjë ditë nuk kanë qenë bashkë ata. As edhe një ditë, 5 qershori u firmos në këto presione që po të them unë ty. Dhe prapë u prish kjo marrëveshje.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 ilir meta zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll