Politike

Akuzat e Bashës, Meta: Më është rritur respekti për Ramiz Alinë

17 Janar 2022, 20:33 Nga DOSJA
Akuzat e Bashës, Meta: Më është rritur respekti për

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka kthyer përgjigje akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Meta tha në fjalën e tij në emisionin “Çim Peka Live” se kur sheh Bashën, i shtohet respekti për diktatorin e fundit të vendit, Ramiz Alinë.

Ndërkohë zgjodhi që të mos i komentonte më tek akuzat e tij dhe të ashtuquajturin “trekëndëshi i Bermudës”, ku sipas Bashës bën pjesë Meta, kryeministri Edi Rama dhe Sali Berisha.

“Më është rritur respekti për Ramiz Alinë. Shty zgjedhjet që të hynte opozita. Dha edhe postin e presidentit kur fitoi opozita. Ndërsa ne sot kemi politikanë që akuzojnë Ilir Metën për tranzicionit se kam kërkuar që të ketë zgjedhjet gjithpërfshirëse. Kam luftuar unë, jam student i ’90, nuk jam si këta të qofteve,”-tha në fjalën e tij kreu i shtetit.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta lulzim basha ilir meta lulzim basha

Sondazh

Poll