Politike

Nuk ishte në Kuvend, Paloka: Parlamenti e trajtoi veten si vasal i Erdoganit

17 Janar 2022, 20:09 Nga DOSJA
Nuk ishte në Kuvend, Paloka: Parlamenti e trajtoi veten si vasal i

TIRANË – Deputeti Edi Paloka zbuloi arsyen se përse nuk ishte i pranishëm sot në Kuvendin e Shqipërisë. Për “Syri.TV”, ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike tha se nuk mund të shkonte sot në parlament pasi organi legjislativ i Shqipërisë po trajtohet si vasal i presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

Ai shtoi se Erdogan ka të drejtë të trajtojë si vasal kryeministrin e vendit tonë Edi Rama, pasi e ka sponsorizuar qëndrimin e tij në pushtet, por një gjë të tillë nuk mund ta bëjë dot me Parlamentin e Shqipërisë.

“Nuk mund të isha i pranishëm në sallën e një parlamenti që pranon të trajtohet si vasal. Erdogan ka gjithë të drejtën të trajtoj si vasal dhe më keq Edvin Ramën , se ka sponsorizuar qëndrimin e tij në pushtet, por kurrsesi Parlamentin e Shqipërisë. Miqësia e  ‘vëllazëria’ nuk kanë lidhje me vasalitetin”, tha Paloka për “Syri.tv”.

Sot në Kuvendin e Shqipërisë mungoi dhe ish-kryeministri Sali Berisha. “Syri.tv” raporton se ish-kryetari i PD nuk shkoi sot në parlament për shkak se Erdogan ka mbështetur Ramën në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi paloka erdogan ne shqiperi seance plenare 17 janar 2022 edi paloka erdogan ne shqiperi seance plenare 17 janar 2022

Sondazh

Poll