Politike

Sulmet vazhdojnë! PD- Berishës: S’do jemi kurrë strehë e avokatë të të korruptuarve!

17 Janar 2022, 21:53 Nga DOSJA
Sulmet vazhdojnë! PD- Berishës: S’do jemi kurrë strehë

TIRANË– Partia Demokratike ka mohuar zyrtarisht akuzat e ngritura nga ish-kryeministri Sali Berisha lidhur me zyrtarë të kampit opozitar. Ndërkohë që Berisha ende po zhvillonte intervistën e tij në emisionin “Quo Vadis”, PD doli në një deklaratë ku pretendonte se lideri historik, tashmë i përjashtuar i kësaj partie kishte për qëllim marrjen peng të selisë blu.

Po ashtu edhe njëherë u përsërit akuza se Berisha kërkonte që të fshihej brenda selisë, për të zgjidhur problemet me “non grata” amerikane. 

“I braktisur nga demokratët Sali Berisha vjen vërdallë duke mashtruar e kërcenuar këdo që nuk mendon si ai. 8 janari tregoi fytyrën e vërtetë të Sali Berishës. Për interesin e tij Berisha dhunoi shtepinë e demokratëve dhe ishte gati të derdhte gjakun e tyre. Por as ai, as aleatët e tij nuk do ta marrin peng Partinë Demokratike për hallet e tyre pesonale. Partia Demokratike nuk do të jetë kurrë më as streha dhe as avokate e të korruptuarve. Demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, për t’u dhënë shqiptarëve ndryshimin që duan,”-thuhet në reagimin zyrtar të PD.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike pd sali berisha pd sali berisha

Sondazh

Poll