Politike

Erdogan nuk e takoi, Meta: E ftoi qeveria! Unë kam pasur ditë të mrekullueshme…

17 Janar 2022, 19:51 Nga DOSJA
Erdogan nuk e takoi, Meta: E ftoi qeveria! Unë kam pasur ditë të

TIRANË– Presidenti i Turqisë, Ilir Meta ka komentuar vizitën e munguar mes tij dhe homologun turk, Recep Tajip Erdogan. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Meta tregoi se ardhja e tij në Shqipëri ishte me ftesë të kryeministrit Edi Rama, ndaj dhe nuk kishte pritje zyrtare në Presidencë.

Po ashtu në fjalën e tij, kreu i shtetit bëri me dije se nëse Erdogan do të kishte kërkuar takim me të, por kësaj here nuk ndodhi, ndaj dhe ai vijoi me axhendën e tij në Lezhë.  

“Nuk kam asnjë arsye dhe asnjë keqardhje. Ai ka qenë i ftuari i qeverisë. Nëse do të kishim lënë takim, do të isha sforcuar që të krijoja vend në axhendë. Nuk ndjehem i ftuar sepse nuk ka qenë i ftuar nga unë. Ai ka disa funksione, është kryetar shteti, qeverie dhe partie. Pse nuk është kërkuar ky takim? Mua nuk më intereson fare. Nuk dëshiroj të merrem me çështje të tilla,“-tha Meta në fjalën e tij.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll