Politike

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Ilir Meta: Procesi ka nisur, do caktoj datën

17 Janar 2022, 20:28 Nga DOSJA
Zgjedhjet e pjesshme lokale, Ilir Meta: Procesi ka nisur, do caktoj datën

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka nisur nga puna për caktimin e një date për zgjedhjet e pjesshme lokale në vend. Në fjalën e tij gjatë emisionit “Çim Peka Live”, kreu i shtetit tha se është i vendosur për të ecur para në këtë proces, duke shtuar se procedura ka nisur.

Gjithashtu në fjalën e tij, Meta shtoi se roli i tij si president e detyron që të caktojnë një datë për zgjedhjet në bashkitë e mbetura pa kryetar.

“Do ta çoja në Gjykatën e Strasburgut, çështjen e zgjedhjeve vendore nëse Gjykata Kushtetuese, do i shpallte si kushtetuese. Unë do zbatoja vendimin e Gjykatës si President, por unë prisja që Gjykata Kushtetuese, t’i shpallte antikushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit 2019 nisur dhe nga raporti OSBE/ODIHR, si dhe mos publikimi i dekretit të Presidentit, për datën e zgjedhjeve  në Fletoren Zyrtare.  Unë si President, këtë vendim kam pritur, që zgjedhjet më pas të bëheshin në të gjithë vendin. Ndaj dhe unë tani kam nisur një procedurë dhe jam i vendosur për të ecur përpara në këtë proces. Ne do të bashkëpunojmë çdo orë dhe sekondë për një datë për zgjedhjet e pjesshme lokale. Mua nuk më intereson vazhdimi i “status quo-s”.  Unë kurrë nuk kam pritur si President, këtë vendim i cili është mosvendim nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjet vendore në vend. Në zbatim të Kushtetutës, unë si President jam i detyruar të shpall një datë zgjedhjesh për bashkitë e mbetura pa kryetar,”-tha në fjalën e tij Meta.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet e pjesshme lokale ilir meta zgjedhjet e pjesshme lokale

Sondazh

Poll