Sport

Roberto Firmino i gatshëm për sfidën me Bayern

19 Shkurt 2019, 17:02 Nga DOSJA
Roberto Firmino i gatshëm për sfidën me Bayern

Sulmuesi Brazilian, Roberto Firmino, ishte në dyshim nëse do lunate në ndeshjen e sotme kundër Bayern Munich për shkak të një virusi, po mesa duke ai tani është rikuperuar dhe do jetë gati për Jurgen Klopp.

Braziliani e humbi seancës e stërvitjes në Melwood ditën e djeshme, por sot ai ishte i pranishëm në stërvitjen e fundit para sfidës së darkës.

Ky është një lajm mëse i mirë për Klopp, i cili po përgatitet të përdorë mesfushorin Fabinho si qendërmbrojtës për shkak të mungesave të shumta në mbrojtje.

Firmino pritet të fillojë në një sulm me Sadio Mane dhe Mohamed Salah, që do të thotë se braziliani ka luajtur në të gjitha ndeshjet në Europë, që prej ardhjes së Jurgen Klopp si trajner në Anfield.

Ndërkohë, Bayerni do të marrë një vendim më vonë për Kingsley Coman, i cili pësoi një goditje në ndeshjen e tyre të Bundesligës me Augsburg javën e kaluar.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport champions league roberto firmino champions league roberto firmino

Sondazh

Poll