Sport

Mike Tyson i ofroi një kopështi zoologjik 10 000 $ që të ndeshej me gorillën

19 Shkurt 2019, 16:27 Nga DOSJA
Mike Tyson i ofroi një kopështi zoologjik 10 000 $ që të

Tyson ka qenë gjithmone një dashurues kafshësh. Ai pëlqen pëllumbat dhe gjithashtu ka pasur kafshë shtëpiake mace të egra, si për shembull tigra ekzotikë.

Sidoqoftë, ai njëher donte të ndeshej me një prej tyre. Jo ndonjë kafshë normale, por një gorillë.

Në vitet 80, kur Tyson ishte kampioni i padiskutueshëm i peshave të rënda, ai shkoi në një kopësht zoologjik me shokun e tij Robin Givens.

Ndërsa po kalonte pranë rrethimit të gorillës, ai vuri re një zënkë mes gorillës dhe majmunëve të tjerë.

Çdo qenie normale njerëzore do të kishte ecur e kaluar përpara pa e menduar 2 herë, por Tysoni nuk është njeriu juaj i zakonshëm.

Ai ishte i gatshëm t’i ofronte kujdestarit të kopështit zoologjik $ 10,000 për të hapur kafazin në mënyrë që ai të mund të ndeshej me gorillën.

Kur arritëm në kafazin e gorillës, kishte një gorillë të madhe argjendi, që vetëm ngacmonte të gjitha gorillat e tjera.

Ata ishin kaq të fuqishëm, por sytë e tyre ishin si një foshnjë e pafajshme. Ua ofrova $ 10,000 për të hapur kafazin që t’ia tregoja qejfin asaj gorille, por ata nuk pranuan.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kafshe ekzotike kampion bote i peshave te renda mike tyson kafshe ekzotike kampion bote i peshave te renda mike tyson

Sondazh

Poll