Sport

I famshmi Becker: “Djoko duhet vaksinohet, duhet ta ndalojë kokëfortësinë e tij’…

16 Janar 2022, 06:31 Nga DOSJA

AUSTRALI – I ftuar nga Eurosport Germany, në pritje të “Australian Open” që fillon të hënën, i shquari Boris Becker u pyet veçanërisht edhe për çështjen e Novak Djokovic. Ish-trajneri i tenistit serb, mes viteve 2013 dhe 2016, gjermani Becker ishte i pakompromis ndaj nxënësit të tij.

“Djoko duhet të vaksinohet, – është shprehur Becker. – Ai gjithashtu duhet të ndalojë së qeni kokëfortë dhe të bëjë gjënë e tij. Ai duhet të pranojë të bëjë kompromise, sepse është shansi tij i vetëm për të thyer edhe më shumë rekorde, për të shkuar pas ambicieve të tij dhe për t’u konsideruar një ditë si lojtari më i madh në histori. Gjithsesi, në sytë e mi, kokëfortësia e tij në refuzimin e vaksinimit është një gabim i madh.”

Përtej vendimit përfundimtar nëse numri një i botës më në fund do të jetë në gjendje të marrë pjesë në Grand Slam-in e parë të vitit, Becker thotë se është i bindur se qëndrimi i Djokoviçit do të ketë një ndikim negativ në pjesën tjetër të sezonit.

“Sjellja e tij do të ketë pasoja negative në pjesën tjetër të karrierës së tij. Ai vetë e ndërlikon detyrën. Zyrtarët e “Roland-Garros” dhe “Wimbledon” po shikojnë me vëmendje se çfarë po ndodh këto ditë rreth “Djokos” dhe nuk do t’i bëjnë dhuratë kur të vendosin nëse mund të marrë pjesë në turneun e tyre pa u vaksinuar. Ai duhet të bëjë ndryshime dhe të bëjë lëshime, përndryshe rrezikon një fund të trishtë të karrierës së tij plot keqardhje.”

Javët e fundit, Becker nuk ka pasur asnjë kontakt me ish-lojtarin e tij. “Nëse do të kisha vetëm një këshillë për t’i dhënë, ajo do të ishte të vaksinohej sa më shpejt dhe të pranonte rregullat. Por nuk jam i sigurt se ai më dëgjon.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport djoko duhet të vaksinohet ish-tenisti i shquar boris becker për të marrë përjashtimin mjekësor dhe novak djokovic tenistit serb novak djokoviçit djoko duhet të vaksinohet ish-tenisti i shquar boris becker për të marrë përjashtimin mjekësor dhe novak djokovic tenistit serb novak djokoviçit

Sondazh

Poll