Sport

“Çështja Djokovic”: Vendimi i Gjykatës Federale Australiane pritet sot në mëngjes

16 Janar 2022, 06:09 Nga DOSJA
“Çështja Djokovic”: Vendimi i Gjykatës Federale

AUSTRALI – Kësaj radhe debatet janë mbyllur dhe epilogu i aferës së pabesueshme Novak Djokovic pritet në orët e parë të mëngjesit të sotëm në Europë (pra në fund të ditës në Australi).

Të dielën, Gjykata Federale, e kryesuar nga gjyqtari James Allsop, dëgjoi për pak më shumë se katër orë argumentet e dy palëve. Ajo i dha vetes disa orë reflektim përpara se të jepte vendimin e saj.

Pas anulimit të vizës të premten, për herë të dytë nga ministri i Emigracionit të Australisë, tenisti Novak Djokovic rrezikon të dëbohet nga vendi dhe për këtë arsye nuk mund të marrë pjesë në “Australian Open” që fillon të hënën me orën europiane.

Ndërkohë, programi i ditës së parë të “Australian Open”. Sipas shortit, raundi i parë mes Novak Djokovicit dhe bashkatdhetarit të tij Miomir Keçmanovic është caktuar rreth orës 16:00 me orën e Melburnit, për pjesën e fundit të seancës së ditës së parë të këtij eventi. Gjithnjë nëse tenisti serb do të fitojë lirinë nga Gjykata Federale Australiane.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “rasti-djokovic” avokatët e djokovicit ditës së parë të “australian open” e kryesuar nga gjyqtari james allsop nga ministri i emigracionit të australisë pas anulimit të vizës të premten tenisti novak djokoviç “rasti-djokovic” avokatët e djokovicit ditës së parë të “australian open” e kryesuar nga gjyqtari james allsop nga ministri i emigracionit të australisë pas anulimit të vizës të premten tenisti novak djokoviç

Sondazh

Poll