Aktualitet

Kosova ‘jo’ referendumit, Serbia merr vendimin e fundit: Votohet në 4 qytete

15 Janar 2022, 21:35 Nga DOSJA
Kosova ‘jo’ referendumit, Serbia merr vendimin e fundit: Votohet

SERBI– Serbia ka vendosur që shtetasit e saj që jetojnë në Kosovë të kenë mundësi të votojnë nesër në referendum në 4 qytetet brenda territorit serb: Rashkë, Kurshumli, Novi Pazar dhe Vranjë. Vendimi i shtetit serb u përcoll nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve për shkak të miratimit të rezolutës së Kuvendit të Kosovës kundër mbajtjes së referendumit serb në territorin e saj.

Në këto 4 qytete serbe do të jenë në dispozicion të qytetarëve serbë në Kosovë 45 qendra votimi.

Kryetari i Komisionit Republikan të zgjedhjeve Vladimir Dimitrejeviç pranoi se votat e qytetarëve serbë nga Kosova do të bashkohen me ato të banorëve serbë që jetojnë në 4 qytetet e sipërpërmendura. Votimet për referendumin do të mbahen në orarin 07:00-20:00.

“Kjo është mënyra e vetme për t’u dhënë votuesve të Kosovës mundësinë për të marrë pjesë në referendum në këtë moment”, tha Dimitrijevic.

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se nëse do të ketë tentativa për organizim ilegal të referendumit serb në Kosovë, atëherë do të ketë pasoja ndaj organizatorëve. Homologia e tij serbe, Ana Brnabicc u shpreh se Kurti nuk dëshiron që Serbia të jetë e fortë, prandaj e kundërshton referendumin e saj.

Serbia do të mbajë nesër referendumin për mënyrën e zgjedhjes së re të gjyqtarëve dhe prokurorëve të saj. Partia Progresiste e Serbisë, e cila ka në dorë të gjitha institucionet e vendit arsyeton se me ndryshimet e reja kushtetuese për sistemin e drejtësisë do të synohet përafrimi i tij me modelin europian.

Ditën e sotme, parlamenti i Kosovës miratoi me 76 vota pro rezolutën kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e saj. Në këtë seancë nuk mori pjesë Partia Demokratike e Kosovës. I vetmi deputet që abstenoi ishte Driton Selmanaj.

LEXO DHE KËTË:

Referendumi serb në Kosovë! Kurti paralajmëron: Nëse ndodh ilegal do ketë pasoja

Bërnabiç: Kurti nuk e do Serbinë e fortë, prandaj nuk e lejoi referendumin

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike albin kurti ana brnabic referendumi ne serbi seance plenare ne kosove 15 janar 2022 albin kurti ana brnabic referendumi ne serbi seance plenare ne kosove 15 janar 2022

Sondazh

Poll