Aktualitet

Erdogan në Kuvend! Vendosen rregulla për gazetarët: Të vaksinuar ose me test negativ

15 Janar 2022, 19:02 Nga DOSJA
Erdogan në Kuvend! Vendosen rregulla për gazetarët: Të

TIRANË– Të hënën, Shqipërinë do ta vizitojë Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili do të mbajë edhe një fjalë përshëndetëse në Parlament. Konferenca e Kryetarëve ka vendosur rregulla për gazetarët, të cilët sipas njoftimit të bërë publik. Gazetarët dhe kameramanët, të cilët ndjekin seancën, duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testin negativ, përpara zhvillimit të seancës, në kuadër të masave të marra kundrejt pandemisë Covid-19.

NJOFTIMI I PARLAMENTIT:

Ju njoftoj se seanca e parë plenare e sesionit të ri të Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 17.01.2022, ora 16:00. (Urdhër nr. 2, datë 14.01.2022, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.)Në orën 17:00, seancën do ta përshëndesë Presidenti i Republikës së Turqisë, SH.T.Z.Recep Tayyip Erdogan.

Mbështetur në vendimin e Konferencës së Kryetarëve të datës 12 tetor 2021, gazetarët dhe operatorët mund të ndjekin e transmetojnë punimet e seancës plenare nga galeria e sipërme e sallës së seancave.Operatorët mund të marrin plane me kamerat e tyre në fillimin e seancës plenare, për një periudhë kohore deri në 5 minuta nga hapja e seancës.Pas marrjes së planeve, operatorët do të shoqerohen nga punonjesit e Zyrës së Shtypit në ambjentet e jashtme, ndërsa gazetarët mund të qëndrojnë në galeri gjatë gjithë kohëzgjatjes së seancës plenare.

Ju lutem, mbani parasysh që, në respekt të akteve normative të mbrojtjes nga pandemia Covid-19, gazetarët dhe kameramanët, të cilët ndjekin seancën, duhet të paraqesin çertifikatën e vaksinimit ose testin negativ, përpara zhvillimit të seancës.Çertifikata ose testi do t’i dorëzohen punonjësit të Zyrës së Shtypit në hyrjen e sallës së seancave.Ndërkohë, procedurat e tjera të transmetimit do të jenë të njëjtat me të seancave të mëparshme: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSh dhe seanca do të transmetohet live në faqen ëeb dhe FB të Kuvendit.Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim.Ju uroj një vit të ri të mbarë dhe bashkëpunim të suksesshëm!Faleminderit!

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan vjen në Tiranë në datë 17 janar rreth orës 09:00, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’. Pas pritjes në aeroport, presidenti Turk do të niset drejt Laçit për të inauguruar 524 apartamente të financuara nga qeveria turke pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike erdogan ne shqiperi erdogan ne tirane erdogan ne shqiperi erdogan ne tirane

Sondazh

Poll