Aktualitet

Kuvendi i Kosovës! Miratohet rezoluta kundër referendumit të Serbisë

15 Janar 2022, 08:28 Nga DOSJA
Kuvendi i Kosovës! Miratohet rezoluta kundër referendumit të

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka nisur ditën e sotme seancën e jashtëzakonshme, ku po diskutohet lidhur me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në Kosovë. Seanca është thirrur pas kërkesës së Kryeministrit Albin Kurti drejtuar kryeparlamentarit Glauk Konjufca. Në seancë janë pjesëmarrës 78 deputetë, ndërsa mungojnë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës. Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se serbët e Kosovës që kanë shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë përmes dy formave, asaj me postë dhe përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.

Ndërkohë Serbia ka tentuar futjen e materialit zgjedhor në Kosovë në pikën kufitare Merdare. Koordinatori i këtij Komisioni, Marko Jankoviç është arrestuar ndërsa dy kamionët me materiale janë konfiskuar. Para fillimit të seancës ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka shprehur se QUINT duhet ta mbështesë Qeverinë e Kosovës për moslejimin e zhvillimit të referendumit të Serbisë në Kosovë. Nga ana tjetër kryetari i PDK-së ka njoftuar se partia demokartike nuk do të marrë pkesë në seancën e Kuvendit, pasi për Memli Krasniqin Kurti po frikësohet nga përgjegjësia për referendumin.

Gjatë seancë së thirrur nga Qeveria e Kurtit, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka shprehur mbështetjen e tij rreth vendimit të Kurtit dhe ka theksuar se referendumi i Serbisë në Kosovë është i paligjshëm. Ndërkohë ka patur edhe kundërshtime për këtë seancë nga ana e kreut të Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, i cili tha se qeveria po i shijon tensionet me Serbinë dhe kjo seancë nuk kishte kuptim të mbahej. Gjithsesi pas parashtrimit të tetë pikave nga Kurti është miratuar rezoluta e përbashkët 76 vota pro nga 78 deputetë në Kuvend. I vetmi që abstenoi ishte deputeti i LDK-së,  Driton Selmanaj. Miratimin e rezolutës e ka mirëpritur edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Kosova jo referendumit të Serbisë, Kurti: S’mund të shkelim parimet tona

Miratimi i rezolutës kundër referendumit të Serbisë, Osmani: E mirëpres konsensusin

Driton Selmanaj, i vetmi që abstenoi në votimin e Rezolutës për referendumin serb

Kuvendi miraton Rezolutën kundër referendumit të Serbisë në Kosovë

Kurti prezanton tetë pikat e rezolutës kundër referendumit serb në Kosovë

Haradinaj pro Qeverisë: Referendumi i Serbisë është jo ligjor

Abdixhiku: Qeveria po shijon tensionet, kjo seancë është e mbyllur pa nisur

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, Kurti: Askujt s’po i mohohet e drejta për votim

Krasniqi: Kurti po frikësohet, po kalon përgjegjësinë e referendumit tek Kuvendi

Referndumi i Serbisë/ Ish-ambasadori holandez: Kosova është shtet i pavarur

Referendumi në Serbi, arrestohet koordinatori, tentoi të kalojë materialet zgjedhore

 (f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni albin kurti referendumi ne serbi seance plenare ne kosove 15 janar 2022 albin kurti referendumi ne serbi seance plenare ne kosove 15 janar 2022

Sondazh

Poll