Aktualitet

Mësuesit protestë në Tiranë, pezullojnë orën e parë të mësimit në 19 Janar(NJOFTIMI)

15 Janar 2022, 17:44 Nga DOSJA

TIRANË– Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar protestë ditën e hënë për shkak të kushteve të punës, vonesës së pagave dhe mungesat e rregjistrave. Në njoftimin e bërë publik, Sindikata ka paralajmëruar se të gjithë mësuesit në të gjitha shkollat e kryeqytetit do ti bashkohen kësaj proteste. Mësuesit do të pezullojnë orën e parë të mësimit. Siç ka njoftuar Sindikata e Arsimit nëse nuk merren masa për plotësimin e kërkesave, protesta do të zhvendoset përpara Zyrës Arsimore më 26 janar në orën 14:30.

NJOFTIMI:

“Mësuesit e Tiranës të bëhen gati të protestojnë për:-Regjistrat (muaji janar shkollat pa regjistra)-Kushtet minimale të punës.-Pagat e pamjaftueshme.Javës që vjen, të mërkurën, Protestë në çdo shkollë të Tiranës.( të pezullohet ora e parë e mësimit).( 45 min e para të mësimit)Mësuesit qëndron përprara klasës, por nuk zhvillon mësim.E mërkurë 19 janar, të pezullohet ora e parë e mësimit protestë në çdo shkollë të Tiranës…E mërkurë 26 janar ora 14:30 protestë përpara Zyrës Arsimore Tiranë.”

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e mesuesve protestë protesta e mesuesve protestë

Sondazh

Poll