Aktualitet

Gara me makina në Vlorë! “Honda” përplas “Fordin”, plagoset një grua dhe një djalë

15 Janar 2022, 18:57 Nga DOSJA
Gara me makina në Vlorë! “Honda” përplas

VLORË- Një aksident ka ndodhur në qytetin e Vlorës mbrëmjen e sotme. Një automjet tip “Honda” përplasi një makinë “Ford” teksa po bënte garë shpejtësie me një automjet tjetër. Drejtuesi i “Hondës” ka humbur kontrollin e mjetit të tij duke u goditur me një makinë “Ford”.

Për pasojë, janë plagosur një grua dhe një djalë. Këta të fundit u dërguan për mjekim në spitalin e Vlorës. Deri tani, nuk dihet cila është gjendja e tyre shëndetësore.

Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen e ndodhur.

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne vlore vlore aksident ne vlore vlore

Sondazh

Poll