Aktualitet

‘Shtëpi bari’ në Shkodër! Arrestohen 8 persona, lirohen punonjësit e OSHEE

15 Janar 2022, 10:50 Nga DOSJA
‘Shtëpi bari’ në Shkodër! Arrestohen 8 persona,

SHKODËR- Një ‘shtëpi bari’ është zbuluar mbrëmjen e kaluar në Shkodër. Brenda magazinës në njësinë Bërdicë janë zbuluar 1930 rrenjë kanabisi, nga të cilat 1200 mijë ishin gati për treg, ndërsa 730 rrenjë të tjera ishin të sapo mbjella. Policia ka arrestuar 8 persona, mes të cilëve 5 ishin punonës të energjisë elektrike. 5 punonjësit e OSHEE të arrestuar në Shkodër ishin Bledar Ahmeti, Indrit Taraboshi, Paulin Carri, Agron Hoxha dhe Hektor Lami. Mirëpo këta të fundit u lanë të lië pasi prokurori Gëzim Spahiu, e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e tyre.


Nga 8 personat e arrestuar 3 kanë qenë brenda shtëpisë së barit, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim, të cilët janë pronari i banesës dhe një nga bashkëpunëtorët. Në shtëpinë e barit policia ka sekuestruar përveç drogës së kapur edhe 64 llamba elektrike, 64 impiante kondicionerësh për pastrim ajri, 40 stabilizatorë elektrikë, një armë zjarri, fishekë luftarakë, një automjet dhe 4 celularë.

Në bazë të hetimeve rezulton se Agron Hoxha, pronari i banesës, në bashkëpunim me dy personat E. N. dhe E. M., kishin përshtatur banesën për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave. Të arrestuarit, në momentin që është zhvilluar operacioni ndodheshin në ambientet e banesës që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Të gjithë të arrestuarit u ndaluan për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëmbajtja pa leje”, “Fshehja e të ardhurave”, ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Laboratori i drogës në Shkodër, lirohen 5 punonjësit e OSHEE

U procedua për ‘shtëpinë e barit’ në Shkodër, koordinatori i OSHEE: Absurde!

PAMJET/ ‘Shtëpia e barit’ në Shkodër, 8 autorët kthyen magazinën në prodhim kanabisi

‘Shtëpia e Barit’ në Shkodër, Policia: 8 të arrestuar, në kërkim pronari i banesës

Emrat/ Të arrestuar në Shkodër, kush janë punonjësit e OSHEE në shtëpinë e barit

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet shkoder shtepi bari ne shkoder shkoder shtepi bari ne shkoder

Sondazh

Poll