Aktualitet

Dhunë në ‘Air Albania’/ Skena ‘lufte’ në Tirana-Vllaznia, gjithçka para syve të UEFA

15 Janar 2022, 20:16 Nga DOSJA
Dhunë në ‘Air Albania’/ Skena ‘lufte’ në

TIRANË– Sfida Tirana-Vllaznia e luajtur në kuadër të javës së 16-të të Kategorisë Superiore nuk pati fitues, por prodhoi dëme dhe skandal. “Klasikja e futbollit shqiptar” u shpërfytyrua nga dhuna dhe përplasja mes tifozerive bardheblu dhe kuqeblu në stadiumin “Air Albania”. Gjithçka nisi në fund të pjesës së parë të takimit, ku disa tifozë të 25-herë kampionëve të Shqipërisë u ngjitën në katin e dytë të stadiumit dhe përdorën fikëset e zjarrit ndaj tifozëve kundërshtarë në tribunën qendrore dhe anësore. Ky veprim ka acaruar mbështetësit e klubit shkodran që u janë kundërpërgjigjur rivalëve bardheblu duke thyer xhama dhe stola. Situata doli jashtë kontrolli aq sa “steëart”-ët e kishin të pamundur të menaxhonin kaosin e krijuar. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndërhynë për të normalizuar gjendjen brenda stadiumit. Disa prej tifozëve janë shoqëruar jashtë “Air Albanias”.

FNSH u vendos në zonat ku ishin pozicionuar tifozë kryeqytetas dhe shkodranë për të shmangur përplasje të tjera të mundshme mes tyre.

Megjithatë, ngjarja e sotme nuk është vetëm një rast i radhës së fenomenit të dhunës në futbollin shqiptar, pasi duket se dëmi është më i madh. Në “Air Albania” ka patur përfaqësues të UEFA-s, të cilët erdhën me mision për të monituar kushtet e stadiumit për organizimin e finales së kompeticionit “Conference League”. Finalja e këtij aktiviteti të ri futbollistik është planifikuar për t’u luajtur në “Air Albania” në 24 maj të këtij. Por,  ngjarjes së sotme, UEFA pritet të ketë kritika dhe vërejtje serioze për sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjeve.

 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Klasike ‘pa krisma’, Tirana-Vllaznia prodhon zhurmë vetëm në tribuna

Degradon situata në stadiumin “Air Albania”, FNSH futet në stadium

Ndjekje Live në “Air Albania”, policia vrapon pas tifozëve problematikë

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore sport dhune ne air albania fnsh tirana vllaznia dhune ne air albania fnsh tirana vllaznia

Sondazh

Poll