Aktualitet

U vranë nga babai i tyre në Gjermani, daja i viktimave: I varrosëm pa mbiemra

15 Janar 2022, 19:45 Nga DOSJA
U vranë nga babai i tyre në Gjermani, daja i viktimave: I

GJERMANI – Dy vëllezërit e vegjël 11 dhe 13 vjeç që u vranë nga babai i tyre Flamur Rexha në banesën e familjes në 26 dhjetor 2021 janë varrosur në 12 janar në Hamburg. Ceremonia mortore u organizua nga dajat e vogëlushëve. 300 persona morën pjesë në varrimin e dy vogëlushëve të pafajshëm.

Sipas “Sinjal”, në varrim ishte dhe e ëma e dy djemve, e cila u plagos rëndë nga bashkëshorti i saj Flamur Rexha. Ajo ishte e shoqëruar nga mjekët.

Njëri prej dajove të dy djemve tha se ata janë varrosur pa mbiemër, duke respektuar kështu dëshirën e nënës së tyre.

“I kemi varrosur pa mbiemër, nëna e tyre ka dashtë ashtu”, tha ai për “Sinjal”.

Familjarët e Flamur Rexhës nuk morën pjesë në ceremoninë mortore.

Qyteti i Hamburgut u trondit në 26 dhjetor pasi në një banesë u dëgjuan disa të shtëna. Policia zbuloi se Flamur Rexha, 44 vjeç, babai i dy djemve dhe bashkëshorti i Avdije Rexhës (38 vjeçe) vrau me armë dy fëmijët dhe plagosi rëndë gruan e tij. Më pas, ai vrau veten. Gruaja ra në koma dhe mundi të zgjohej pas disa ditësh.

Flamur Rexha u varros dy javë më parë në fshatin Ponoshec të Gjakovës.

Motivet e krimit janë ende mister për policinë.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet flamur rexha flamur rexha

Sondazh

Poll