Aktualitet

Aksident në Sukth-Manzë, makina humbet kontrollin dhe përplaset me bordurën

15 Janar 2022, 18:21 Nga DOSJA
Aksident në Sukth-Manzë, makina humbet kontrollin dhe përplaset

DURRËS – Një drejtues makine është dërguar në Spitalin e Durrësit pasi automjeti i tij u përplas me bordurën në aksin rrugor Sukth-Manzë. Shtetasi B.SH. humbi kontrollin e makinës dhe për pasojë automjeti ka goditur trafik ndarësen.

Ai po kurohet në spital dhe për fatin e mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 18:50, në aksin rrugor Sukth- Manzë, një automjet me drejtues shtetasin B. Sh., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne sukth aksident ne sukth

Sondazh

Poll