Politike

VD-Rama: FRESSH mbushi 30 vjeç, s’quhet më i ri, vetëm Pandeli Majko mbetet i ri

15 Janar 2022, 12:07 Nga DOSJA
VD-Rama: FRESSH mbushi 30 vjeç, s’quhet më i ri, vetëm

TIRANË – Kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë së organizuar për 30 vjetorin e FRESSH-it, ka thënë se ky forum nuk është më i ri. Sipas tij u takon të rinjve që të shkojnë përtej traditës, ndërkohë që nuk ka lënë pa bërë batuta me themeluesin e FRESSH, Pandeli Majkon.

Sipas Ramës, FRESSH-i nuk është më ri pasi mbushi 30 vjeç, ndërkohë që ka thënë se vetëm Pandeli Majko mbetet i ri. Ndërkohë, nuk ka lënë pa thumbuar edhe Kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duke thënë se përpiqet Taulanti i shkretë, por nuk e arrin dot që të jetë i ri, pavarësisht se po shkon 50-vjeç.


“Unë dua që ju të shkoni përtej FRESHIT. FRESSH-i u bë 30-vjeç nuk quhesh më i ri, 30-vjeç. 40-vjeç, 50-vjeç, 60-vjeç, 70-vjeç, i ri mbetet vetëm Pandeli Majko askush tjetër! Përpiqet Taulanti i shkretë, por nuk e arrin dot që të jetë i ri, pavarësisht se po shkon 50-vjeç. Kush do ta mbajë le ta mbajë, kush do ta hajë, le ta hajë, ju duhet të shkoni përtej traditës ku politika i shikon të rinjtë si masë njerëzore që mbush sallën, por lë zbrazur hapësirën e të menduarit politik”, tha Rama në mesazhin e tij për të rinjtë.

LAJM KRYESOR: 30-vjetori i FRESSH, Rama: Ngjarje si ajo e 8 janarit largojnë njerëzit nga politika

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike 30 vjet fressh edi rama 30 vjet fressh edi rama

Sondazh

Poll