Sport

Përfundon ‘telenovela’ katalane: Barcelona heq dorë nga Morata, mbetet te Juvja…

15 Janar 2022, 10:18 Nga DOSJA

SPANJE – Nga njëri ekstrem në tjetrin në pak orë, por është sinonim i konfuzionit që mbretëron edhe te Barcelona për shkak të situatës ekonomike.

Nëse dje në Spanjë flitej për një tentativë të re për Alvaro Moratan, sot “Mundo Deportivo” shkruan se ‘blaugranët’ janë dorëzuar dhe sulmuesi do të qëndrojë te Juventus, duke konfirmuar atë që Massimiliano Allegri përsërit çdo here, duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me spanjollin.

Marrëveshja nuk do të realizohet për të njëjtat arsye, për të cilat dukej e vështirë që nga fillimi i muajit, kur u publikuan thashethemet për kontaktin midis Moratas dhe Xavi.

Në nivel ekonomik Atletico Madrid nuk është i gatshëm të bëjë një marrëveshje të re huazimi, por dëshiron të fitojë para nëpërmjet shitjes së Moratas plotësisht, ndërkohë që Juve nuk ka gjetur një zëvendësues për repartin sulmues, një situatë e komplikuar edhe më shumë pas dëmtimit të Chiesa-s.

Në të gjitha këto nuk duhet të harrohen edhe llogaritë e katalanasve, pagat totale të të cilëve nuk të lejojnë të bësh shumë hapa përpara: Ferran Torres, për shembull, u regjistrua vetëm, pasi Umtiti nënshkroi një rinovim në rënie, duke lënë vend për pagën e lojtarit të blerë nga Manchester City.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ‘blaugranët’ janë dorëzuar afër kalimit te barcelona aksionerëve të juventusit alvaro moratan atletico madrid ish-sulmuesi i atletico madrid sulmuesi do të qëndrojë te juventus ‘blaugranët’ janë dorëzuar afër kalimit te barcelona aksionerëve të juventusit alvaro moratan atletico madrid ish-sulmuesi i atletico madrid sulmuesi do të qëndrojë te juventus

Sondazh

Poll