Sport

Dortmund, 5 gola Freiburg dhe shkon -3 nga Bayern/ Haaland është fenomenal

14 Janar 2022, 21:59 Nga DOSJA
Dortmund, 5 gola Freiburg dhe shkon -3 nga Bayern/ Haaland është

GJERMANI– Në javën e 19-të të Bundesligës gjermane, Borussia Dortmund ia doli të fitojë ndaj Freiburg me shifrat 5-1 dhe shkon përkohësisht -3 nga Bayern Munich që mban vendin e parë.

Verdhezinjtë e nisën ndeshjen në mënyrë fantastike, duke shënuar fillimisht dy gola me Meunier në (14′ dhe 29′), ndërkohë që Haaland shënoi në shtesën e pjesës së parë.

Freiburg, që po bën një sezon të mirë sivjet, realizoi golin e vetëm me Demirovic në minutën e 61′. Dortmund e mori sërish skenën, duke realizuar me Haaland të katërtin dhe të pestin gol me Dahoud. Për norvegjezin kjo është ndeshja e tetë radhazi që shënon gol.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport borussia dortmund haaland borussia dortmund haaland

Sondazh

Poll