Sport

Neymar vazhdon riaftësimin, Messi “është më mirë”, por të dy do mungojnë ndaj Brest

15 Janar 2022, 06:05 Nga DOSJA
Neymar vazhdon riaftësimin, Messi “është më

FRANCE Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, ka bërë këtë të premte një përditësim për gjendjen shëndetësore të Neymar.

Braziliani, i cili po rikuperohet nga një dëmtim në kyçin e këmbës dhe “vazhdon planin e tij të rehabilitimit”, tha trajneri argjentinas. Lidhur me Lionel Messin, i cili ishte i infektuar me Covidin, ai “po bëhet gjithnjë e më i mirë”, sipas Pochettino.

“Messi është nën kontrollin e stafit mjekësor, po përmirësohet pak nga pak, shpresojmë që të mund të jetë me grupin shpejt”,– shtoi ai. – Të dy do të mungojnë në ndeshjen ndaj Brestit, mbrëmjen e kësaj të shtune (21.00), në kuadër të javës së 21-të të Ligës.

Ndërsa të prekurit nga koronavirusi, Julian Draxler, Gianluigi Donnarumma, Danilo Pereira dhe Angel Di Maria, të cilët kishin humbur ndeshjen kundër Lyon (1-1) në transfertë të dielën e kaluar, mundën të merrnin pjesë normalisht në seancën e së premtes në mëngjes dhe do të jenë në grup kundër Brest.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atyre të kylian mbappe e lionel messi mauricio pochettino neymar një dëmtim në kyçin e këmbës trajneri argjentinas trajneri i psg-së atyre të kylian mbappe e lionel messi mauricio pochettino neymar një dëmtim në kyçin e këmbës trajneri argjentinas trajneri i psg-së

Sondazh

Poll