Sport

Muriqi gjithnjë e më larg. Në horizont West Bromwich, e ardhmja e mundshme…

15 Janar 2022, 05:55 Nga DOSJA
Muriqi gjithnjë e më larg. Në horizont West Bromwich, e ardhmja e

ITALI – Vedat Muriqi gjithnjë e më larg Lazios. Lotito është duke pritur ofertën e duhur, ai dëshiron të marrë të paktën disa para, pasi ka shpenzuar gati njëzet milionë një vit e gjysmë më parë. Lojtari ka ndaluar së ndjekuri profilet sociale të bardhekaltërve.

Ai e bën të qartë se po largohet dhe se marrëdhënia me klubin është në minimum. Mbrëmjen e djeshme nga Turqia qarkulloi një thashethem: Vedat gati të largohej për t’u bashkuar me West Bromwich, klub që luan në Championship.

Bashkëshortja e Muriqit brohorit për rikthimin në Fenerbahçe. Për momentin, pista turke nuk duhet të konsiderohet konkrete. Nga ana tjetër, një zgjidhje huazimi në Angli është më e lehtë. Përveç opsionit të West Bromwich, ditët e fundit është folur edhe për Hull Cityn, po ashtu në kategorinë e dytë angleze, apo dhe Leeds, klubi i vetëm në Premier League.

Në rrjetet sociale, tifozët e Leeds kanë shprehur të gjithë zhgënjimin e tyre për operacionin e mundshëm. Gjithsesi sulmuesi Muriqi është jashtë planeve të Sarrit, por mund të zhbllokojë merkaton e Lazios. Pritet vetëm oferta e duhur. Futbollisti, siç duket, mezi pret të shkojë për të rifilluar karrierën.

Sakaq, gazetari i specializuar në fushën e transfertave, Gianluca Di Marzio, raporton se CSKA e Moskës është futur në bisedime me Lazion për ta transferuar sulmuesin e Kosovës drejt Rusisë. Gjithsesi gjithçka është e hapur…

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport debutimin e tij zyrtar në stolin e lazios drejtori sportiv i lazios edhe për hull cityn klubi i vetëm në premier league leeds lotito është duke pritur ofertën e duhur për t'u bashkuar me west bromwich rikthimin në fenerbahçe vedat muriqi vedat muriqi i lacios debutimin e tij zyrtar në stolin e lazios drejtori sportiv i lazios edhe për hull cityn klubi i vetëm në premier league leeds lotito është duke pritur ofertën e duhur për t'u bashkuar me west bromwich rikthimin në fenerbahçe vedat muriqi vedat muriqi i lacios

Sondazh

Poll