Sport

Coutinho, aventurë e re, por me hajmali të njejtë: dhurata që Messi i bëri në 2019

14 Janar 2022, 18:13 Nga DOSJA

ANGLI- Tashmë është zyrtare, Coutinho është larguar nga Barcelona dhe është transferuar te Aston Villa në huazim. Aventurë e re, por e njëjta bukuri e fatit. Në fakt, braziliani nuk e ka braktisur amuletin (hajmalinë) që Lionel Messi i ka dhuruar tre vite më parë.

Është viti 2018 dhe Messi, pasi humbi një penallti në barazimin ndaj Islandës në Kupën e Botës, merr një dhuratë nga gazetari Rama Pantarotto. La Pulce, pasi fitoi kundër Nigerisë dhe Argjentina siguroi fazën e 1/16-të të Kupës së Botës, i rrëfen gazetarit se ka luajtur me amuletin që i kishte dhënë. 7-herë fituesi i Topit të Artë, në atë kohë, e shfaqi në TV si provë.

Por ai amulet tani i përket dikujt tjetër. Kampioni argjentinas, në fakt, pas Botërorit dhe pushimeve verore, ishte rikthyer në Barcelonë dhe kishte vënë re se një shok i skuadrës po përpiqej të rikthehej në formë. Ai ishte Coutinho dhe Messi vendosi t’ia dhurojë hajmalinë brazilianit.Një gjest që braziliani e vlerësoi shumë, aq sa 29-vjeçari mban ende amuletin. Në fotot e njoftimit zyrtar të Aston Villas, dhurata e Messit ishte ende në kyçin e dorës.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport coutinho messi coutinho messi

Sondazh

Poll