Sport

Probleme me zemrën pas infektimit, lojtari i Arsenalit merr lajmin e keq

14 Janar 2022, 21:13 Nga DOSJA
Probleme me zemrën pas infektimit, lojtari i Arsenalit merr lajmin e keq

ANGLI- Është një kohë absolutisht e vështirë për karrierën e Pierre Emerick Aubameyang. Pasi humbi vendin e titullarit dhe shiritin e kapitenit te Arsenal, tani lojtari duhet të përballet me probleme të një natyre krejt tjetër edhe në kombëtare.

Para sfidës së Gabonit me Ganën në fazën në grupe të turneut, Federata e Gabonit bëri të ditur se lojtari nuk do të luante në këtë sfidë.Në komunikim thuhet se komisioni mjekësor i CAF, ose Konfederata Afrikane e Futbollit ka gjetur probleme në zemër për Aubameyang, por edhe lojtarëve të tjerë.

“Sipas komisionit mjekësor të Federatës, këta lojtarë nuk mund të marrin pjesë në ndeshje për shkak të problemeve që kanë lidhje me COVID pas infektimit. Testimet e tyre kanë prezantuar lëndime kardiake”, shkruhej në njoftimin për shtyp.

 

?
Selon la commission médicale de la CAF, les joueurs Pierre Emerick Aubameyang, Axel Meyé et Mario Lemina à peine sortis du Covid ne peuvent pas prendre part à ce match.
Les examens présenteraient des lésions cardiaques.
la CAF n’a pas voulu prendre de risques. pic.twitter.com/cebUnMLSVX

— Fédération Gabonaise de Football – FEGAFOOT (@fegafoot_gabon) January 14, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport arsenal aubameyang arsenal aubameyang

Sondazh

Poll