Sport

Dybala, Oriana dhe vjehrra: vjen një kërkesë e papritur nga Argjentina

14 Janar 2022, 18:40 Nga DOSJA
Dybala, Oriana dhe vjehrra: vjen një kërkesë e papritur nga

ITALI- Nëna e Oriana Sabatinit, aktorja dhe modelja venezueliane Catherine Fulop – po merr pjesë në edicionin MasterChef Celebrity në Argjentinë. Mes një recete në një tjetër, 56-vjeçarja i bëri një kërkesë të veçantë vajzës dhe dhëndrit të saj, Paulo Dybala.

“Nëse do të doja të gatuaja për nipërit e mbesat e mia? Sigurisht që do të doja!”, deklaroi ajo publikisht dhe më pas shtoi: “Për këtë po mësoj. Më duhet një gëzim në këtë fazë të jetës sime, do të jetë gëzim”. Pra, janë gati Dybala dhe Oriana të bëhen prindër?

Në fund të fundit, të dy janë të lidhur prej katër vitesh dhe e duan njëri-tjetrin gjithnjë e më shumë: të dy nuk i kanë fshehur kurrë ëndrrat e tyre për martesë dhe fëmijë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dybala juventus dybala juventus

Sondazh

Poll