Sport

Makthi i Alisson: rrezikoi ta linte futbollin, ishte “i shkurtër dhe i shëndoshë”…

15 Janar 2022, 06:50 Nga DOSJA

BRAZIL Një nga më të paguar të të gjitha kohërave, Alisson Beker, mund të mos ishte bërë portier i Liverpool dhe i kombëtares së Brazilit. Në fakt, ai mund edhe të mos luante as futboll, edhe pse kishte qenë ëndrra e tij që kur ishte fëmijë.

Ai rrezikoi seriozisht të varte dorezat, i bindur nga dikush se nuk do t’ia dilte kurrë. Por për fat të mirë ishte një engjëll mbrojtës në ekipin e të rinjve të Porto Alegre Internacional, që e vëzhgoi rritjen e portierit (në çdo kuptim). I cili, nga “i shkurtër dhe i shëndoshë” e gjeti veten në ‘Olimp’. Dhe, siç thotë për “The Sun”, Daniel Pavan ka çdo arsye në botë për të qenë krenar për karrierën e Alisson.

Po, sepse nuk është dukur gjithmonë aq e qartë, se braziliani do të shpërthente… “Jam shumë i lumtur dhe krenar që kam parë Alisson të luajë për Kupën e Botës dhe që ka kaluar në klubin më të mirë në botë. Kur filloi ai kishte një rritje më të ngadaltë se djemtë e tjerë, kështu që si portier ishte shtatshkurtër dhe kishte probleme me peshën. Dhe kjo ndonjëherë e detyronte atë të ishte në pankinë.

Mirëpo, një ditën prindërit e tij erdhën dhe më thane se donin ta largonin djalin e tyre nga futbolli, pasi ata mendonin se ai nuk kishte të ardhme në futboll dhe donin që ai të linte topin.” Një zgjedhje drastike, por pjesërisht e justifikuar nga shqetësimet e një familjeje për fëmijën e tyre.

“Ata mendonin se me studimet e tij ai do të ndërtonte një të ardhme më të mirë dhe se do të duhej të largohej nga Internacionali. Por unë arrita t’i bind se Alisson duhet të përfundojë vetëm fazën e tij të zhvillimit dhe se ai do të kishte një të ardhme të shkëlqyer si portier. Ishte më i ngadalshëm se djemtë e moshës së tij, por për gjestet teknike nuk kishte konkurrencë”.

Dhe në fund Pavan kishte padyshim të drejtë, por iu desh “të djersiste shtatë fanella” për t’i shpjeguar Alissonit shumë të ri se ndoshta ai duhet të hiqte dorë nga ëmbëlsirat dhe pijet e gazuara. Por në fund natyra e bëri rrugën e saj dhe “dhjamosja” e Alisson Becker tani është një mal me muskuj dhe një nga portierët më të mirë në botë. Për fat të mirë, dikush besoi në të. Përndryshe, do të kishte qenë një humbje shumë e madhe talenti, për një futboll që ka nevojë gjithnjë e më shumë…

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp alisson becker alisson beker daniel pavan i liverpool dhe i kombëtares së brazilit. mund edhe të mos luante as futboll mund të mos ishte bërë portier porto alegre internacional “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp alisson becker alisson beker daniel pavan i liverpool dhe i kombëtares së brazilit. mund edhe të mos luante as futboll mund të mos ishte bërë portier porto alegre internacional

Sondazh

Poll