Sport

Gary Neville i bashkohet politikës, mund të kandidojë si kryebashkiak i Manchesterit

15 Janar 2022, 07:03 Nga DOSJA
Gary Neville i bashkohet politikës, mund të kandidojë si

ANGLI – Gary Neville, ish-mbrojtësi i Manchester United, i kthyer në një specialist televiziv, zhvillues pronash dhe themelues universiteti, është bashkuar me Partinë Laburiste dhe nuk e ka përjashtuar një karrierë të ardhshme në politikë.

Neville, rregullisht një kritik i ashpër i kryeministrit Boris Johnson në Twitter, i zbuloi podcastit e BBC-së të Nick Robinson, se ai i ishte bashkuar partisë ditët e fundit.

“Kjo është thjesht për veten time, – tha ai. – Unë dua të mbështes laburistët. Besoj se ne kemi nevojë për një parti progresive laburiste, një parti që nuk kujdeset vetëm për anën e majtë, por duhet të vijë drejt qendrës.”

Robinson e pyeti Nevilin, nëse do të merrte në konsideratë një karrierë në politikë, për të cilën ai u përgjigj: “Unë them me vete, se jam në gjendje të komunikoj. Unë e di se çfarë dua. Kam një mendje biznesi, ndaj edhe mund t’i menaxhoj njerëzit. Nuk e di si është Whitehall, si është Westminster, mund ta imagjinoj vetëm se çfarë duhet të bësh atje për të mbijetuar.”

Neville ka 5 milionë ndjekës në Twitter dhe është i ashpër ndaj Johnson dhe qeverisë së tij “të prishur”. Disa kanë spekuluar se Neville, i lindur në Bury, 46 vjeç, i cili e kaloi të gjithë karrierën e tij si lojtar i “Djajve të Kuq”, mund të tundohet të kandidojë për të pasuar Andy Burnham si kryebashkiak i Manchesterit.

Deputetja e Manchester Central, Lucy Powell, e cila është sekretare në hije, për median e kulturës dixhitale dhe sportin, tha se ishte shumë e kënaqur që Neville më në fund iu bashkua laburistëve. “Është diçka që ai dhe unë e kemi diskutuar për një kohë. Personalisht mendoj se ai është më se i aftë për të lundruar në botën e politikës! Mezi pres ta ndihmoj”,– ka shkruar ajo në Twitter.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bashkuar me partinë laburiste borxhi neto i manchester united u ul në 492 nga 552 milionë € gary neville ish-legjenda e manchester united ish-mbrojtësi i manchester united kritik i ashpër i kryeministrit boris johnson manchester united në një specialist televiziv themelues universiteti bashkuar me partinë laburiste borxhi neto i manchester united u ul në 492 nga 552 milionë € gary neville ish-legjenda e manchester united ish-mbrojtësi i manchester united kritik i ashpër i kryeministrit boris johnson manchester united në një specialist televiziv themelues universiteti

Sondazh

Poll