Sport

Dëmtimi i Tomorit, Milan nxiton për një mbrojtës, tentohet lojtari i Torinos

14 Janar 2022, 16:44 Nga DOSJA
Dëmtimi i Tomorit, Milan nxiton për një mbrojtës, tentohet

ITALI– Dëmtimi i Tomorit te Milan ka prishur humorin te drejtuesit kuqezi. Tani duhet me patjetër një qendërmbrojtës për të mbuluar pozicionin e anglezit i cili do të mungojë rreth një muaj. Me Kjaer i cili ka mbyllur sezonin dhe Romagnolin me Covid, kundër Spezias të hënë Milan do të luajë me mbrojtësit rezervë, por Pioli ka nevojë për një alternativë të vlefshme dhe i duhet shpejt.

Sven Botman është harruar, të paktën për janarin pasi Lille kërkon më shumë se 35 milionë euro. Milan tani po mendon për Bremer, i cili luan me Torinon. Presidenti Kairo e ka bllokuar dhe do të jetë e vështirë që ta shesë edhe pse kuqezinjtë mund të përdorin kartonin e Pobegës.

Dy emra të tjerë janë ata Eric Bailly i Manchester United dhe Abdou Diallo i Psg, por të dy aktualisht po luajnë në Kupën e Afrikës dhe për këtë arsye mund të jenë të disponueshëm vetëm nga fundi i shkurtit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bremer milan tomori bremer milan tomori

Sondazh

Poll