Sport

“Katar 2022”: Koreja e Jugut shpreson të mbështeten te ‘britanikët’ Son dhe Hwang

14 Janar 2022, 09:43 Nga DOSJA
“Katar 2022”: Koreja e Jugut shpreson të mbështeten te

KOREJA E JUGUT – Trajneri Paulo Bento, i kombëtares së Koresë së Jugut, mbetet me shpresë se do të të ketë në dispozicion edhe sulmuesin e Tottenhamit, Son Heug-min dhe sulmuesin e Wolverhampton, Hwang Hee-chan, për dy ndeshjet e ardhshme të skuadrës së tij për kualifikueset e Kupës së Botës 2022.

I pari ka pësuar një dëmtim muskulor në fillim të janarit, ndërsa i dyti pësoi një dëmtim në muskul në dhjetor.

“Janë dy lojtarë të rëndësishëm, të cilët kanë cilësitë për të krijuar shumë situata në fazën e sulmit,- shprehet Paulo Bento. – Le të presim për të marrë një vendim përfundimtar. Nëse nuk mund të vijnë, duhet të gjejmë një zgjidhje tjetër”.

Koreja e Jugut do të luajë një ndeshje miqësore kundër Islandës, më 15 janar dhe më pas ndaj Moldavisë gjashtë ditë më vonë, përpara se të përballet me Libanin më 27 janar dhe Sirinë më 1 shkurt, në raundin e tretë të kualifikimeve aziatike për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Koreanët janë të dytët në grupin A të parapreliminatoreve aziatike, dy pikë prapa Iranit. Dy të parët e secilit grup kualifikohen automatikisht për në fazën finale.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport hwang hee-chan i kombëtares së koresë së jugut koreja e jugut koreja e jugut miraton vaksinen kunder covid-19 kupës së botës 2022 kupës së botës 2022 në katar son heug-min sulmuesin e tottenhamit sulmuesin e wolverhampton trajneri paulo bento hwang hee-chan i kombëtares së koresë së jugut koreja e jugut koreja e jugut miraton vaksinen kunder covid-19 kupës së botës 2022 kupës së botës 2022 në katar son heug-min sulmuesin e tottenhamit sulmuesin e wolverhampton trajneri paulo bento

Sondazh

Poll