Sport

Zyrtare: FIA do të të hetojë garën Grand Prix të Abu Dhabi, vendimi më 18 mars

14 Janar 2022, 06:18 Nga DOSJA

MONTEKARLO – Do të duhet të presim edhe disa javë për të mësuar rezultatet e hetimit për ecurinë e Grand Prix të Abu Dhabit, ku holandezi Max Verstappen fitoi titullin e botës në vitin 2021. Ata do të bëhen zyrtare më 18 mars, njoftoi FIA e enjte.

FIA ka nisur një hetim për GP-në e fundit, me qëllim që të hedhë dritë mbi rrethanat që lejuan Max Verstappen të parakalonte në xhiron e fundit Lewis Hamilton dhe rolin e luajtur nga makina e sigurisë në këtë garë.

FIA ka njoftuar, se drejtorët e ekipeve si dhe përfaqësuesit e organit drejtues, do të takohen më 19 janar për të diskutuar mbi përdorimin e makinës së sigurisë. Në diskutime do të përfshihen edhe pilotët, tha ajo.

“Rezultati i analizës së detajuar do t’i paraqitet Komisionit të F1 në shkurt dhe vendimet përfundimtare do të shpallen në Këshillin Botëror të Sportit Motorik në Bahrein më 18 mars,”- shtoi FIA, vetëm dy ditë përpara Grand Prix-it të parë për sezonin 2022 në Bahrein.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport holandez max verstappen të red bull lewis hamilton dhe mercedes max verstappen piloti britanik lewis hamilton red bulls të max verstappen holandez max verstappen të red bull lewis hamilton dhe mercedes max verstappen piloti britanik lewis hamilton red bulls të max verstappen

Sondazh

Poll