Sport

Klubi izraelit Beitar Jerusalem del në shitje, do ta blejë një biznesmen francez

14 Janar 2022, 06:15 Nga DOSJA
Klubi izraelit Beitar Jerusalem del në shitje, do ta blejë një

IZRAEL – Beitar Jerusalem do t’i shitet biznesmenit francez Stéphane Melloul, njoftoi klubi izraelit i futbollit në një deklaratë të enjten.

“Beitar Jerusalem ka kënaqësinë të njoftojë se biznesmeni hebre francez Stéphane Melloul ka nënshkruar një marrëveshje në parim për blerjen e klubit nga pronari aktual Moshe Hogeg”,- thuhet në atë njoftim.

Pronari aktual Moshe Hogeg, njoftoi në shtator 2021, synimin e tij për t’u tërhequr nga klubi. Ai u arrestua nga policia dhe më pas u padit me akuzat për mashtrim, rolin e tij si tutor dhe krime seksuale.

Beitar, i cili ka fituar gjashtë herë titullin e kampionit të Izraelit, ndërkohë që aktualisht po kalon një krizë financiare dhe sportive, duke u renditur i 11-ti në kampionat (nga 14) me vetëm 16 pikë në 17 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport beitar jerusalem biznesmenit francez stéphane melloul klubi izraelit moshe hogeg presidenti i klubit kanadez beitar jerusalem biznesmenit francez stéphane melloul klubi izraelit moshe hogeg presidenti i klubit kanadez

Sondazh

Poll