Sport

Parker: “Blerja e CR7-s? Për të qetësuar tifozët, por ai ushtron presion në skuadër”

14 Janar 2022, 05:58 Nga DOSJA
Parker: “Blerja e CR7-s? Për të qetësuar tifozët, por

ANGLI – Ish-mbrojtësi i “Djajve të Kuq”, Paul Parker, në rolin e një opionisti në futbollin britanik, është shprehur kundër rikthimin e Cristiano Ronaldos te Manchester United.

Paraqitjet e kampionit portugez nuk mjaftuan për të ndryshuar historinë e “Djajve të Kuq” sipas tij, tashmë të dalë nga lufta për titull dhe në vështirësi në garën për në Champions League. CR7 në një intervistë bombë sqaroi qëllimet e tij.

Ai nuk dëshiron të luftojë për vendin e gjashtë, duke shtuar se të rinjtë nuk janë “edukuar” për konkurrencë. Kjo ishte e mjaftueshme për të acaruar ish-futbollistin e United, i cili rikthehet për të diskutuar, siç raporton “The Sun”, arsyet e operacionit që e solli portugezin në Carrington dymbëdhjetë vjet më vonë.

IMAZHI – Ish-i nuk lë vend për interpretim. Ardhja e Ronaldos nga pikëpamja e imazhit ishte një sukses. “Unë nuk jam një menaxher që duhet të marrë vendime, por për mendimin tim Ronaldo u ble sepse ai vlente shumë para, për sa i përket imazhit dhe për atë që mund të bëjë jashtë fushës. Ishte gjithashtu një mënyrë për të qetësuar tifozët, ai ka shitur edhe shumë fanella. Nga pikëpamja e marrëdhënieve me publikun, kjo ishte fantastike për klubin”.

PRESION – Megjithatë, pyetja që lidhet me kontributin për klubin është ndryshe. “Por unë nuk mendoj se ai është një profesionist i madh. Sapo mbërriti në Carrington, ata ndryshuan dietën dhe ushqimin e tij, sepse ai ha këtë dhe atë. Le të jemi të qartë, ai është një lojtar fantastik, por diversiteti i tij dhe mënyra se si luan rolin, është presion për shumë lojtarë. Diçka nuk funksionon me të në fushë, edhe sepse ata i kërkojnë të luajë si qendërsulmues, diçka që ai nuk mund ta bëjë.”

ROLI – Edhe një çështje roli. Parker analizon edhe taktikisht kontributin që Ronaldo mund t’i japë ekipit pa gola. “Premier League ai nuk mund të luajë më si anësor, sepse nuk e ka më atë progresion, që i lejon të mbulojë një pjesë të madhe të fushës. Për shkak të mënyrës se si luan, ai mund të veprojë në 30 metrat e fundit dhe skuadra duhet të punojë për ta vënë atë në një pozicion, që të shprehet në atë pjesë të fushës. Pra, ai nuk mund të jetë titullar, por duket e pamundur të flasim për këtë, sepse tani Ronaldo ka dale para United. Kjo nuk duhet të ndodhë, fillimisht duhet të mendohet për ekipin, pastaj për individin”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport çështjes së cristiano ronaldos cristiano ronaldos ish-legjenda e manchester united ish-mbrojtësi i “djajve të kuq” karrierën e cristiano ronaldos një marrëveshje me manchester united çështjes së cristiano ronaldos cristiano ronaldos ish-legjenda e manchester united ish-mbrojtësi i “djajve të kuq” karrierën e cristiano ronaldos një marrëveshje me manchester united

Sondazh

Poll