Sport

Leao imiton Shevën dhe çon Milanin në çerekfinale, Genoa reziston 120 minuta

13 Janar 2022, 22:47 Nga DOSJA
Leao imiton Shevën dhe çon Milanin në çerekfinale, Genoa

ITALI-Milan mund Genoan me shifrat 3-1 në 120 minuta lojë dhe shkon kështu në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Genoa drejtuar nga Shevchenko e nisi mirë takimin kur në minutën e 17′ do të kalonte në avantazh me anë të Ostigard.

Milanit i mungoi qartësia dhe në 45 minutat e para nuk mundi të shënonte. Olivier Giroud ishte ai që vendosi baraspeshën në minutën e 74-t të ndeshjes. 1-1 në 90 minuta dhe në shtesë Milani duhet të shënonte me çdo kusht.

Ia doli dhe fillimisht ishte Leao ai që përmbysi rezultatin, kurse Saelemaekers e futi e kasafortë kualifikimin me golin e tretë. Në çerekfinale Milani përballet me fituesin e çiftit Lazio-Udinese.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport genoa milan genoa milan

Sondazh

Poll