Politike

ONM e kundërshtoi / KPK konfirmon në detyrë inspektoren e KLGJ-së, Zhaneta Pira

14 Janar 2022, 09:28 Nga DOSJA
ONM e kundërshtoi / KPK konfirmon në detyrë inspektoren e

TIRANË – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Zhaneta Pirën, inspektore e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pira u hetua nga KPK në të tre kriteret, por çështja u fokusua te statusi i saj si magjistrate.

Pira këmbënguli në seancë se gëzonte statusin e magjistrates dhe se pavarësisht shkëputjes së gjatë duhej të konfirmohej nga KPK. Por, vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ishin shprehur paraprakisht me mendimin, se Pira, e cila kishte punuar 9 vite su gjyqtare dhe 19 vite të tjera si inspektore në Ministrinë e Drejtësisë, ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe tani në KLGJ, nuk ishte subjekt rivlerësimi.

Vëzhguesit po ashtu shpreheshin në mendim se në rast se KPK e merrte në shqyrtim çështjen Pira duhej të shkarkohej pasi nuk plotësonte kriteret ligjore për tu konfirmuar. Pavarësisht këtij opinioni trupa e përbërë prej Pamela Qirkos kryesuese, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Alma Faskaj anëtare mori në shqyrtim rastin e Pirës dhe vendosi konfirmimin e saj në detyrë.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike klgj kpk zhaneta pira klgj kpk zhaneta pira

Sondazh

Poll