Politike

Këlliçi denoncoi vjedhjen e laptopit në zyrën e tij në PD, Bardhi: Ishte nuskë

13 Janar 2022, 22:12 Nga DOSJA
Këlliçi denoncoi vjedhjen e laptopit në zyrën e tij

TIRANË – Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi foli për denoncimin e ish-kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi se i kanë vjedhur një laptop, hard-diskun dhe USB në zyrën e tij në 13 dhjetor 2021 në selinë blu. Në emisionin “Opinion”, Bardhi tha se e vërteta është se Këlliçit i kanë marrë nga zyra një nuskë dhe jo laptop siç pretendon ky i fundit.

PJESË NGA EMISIONI “OPINION”:
Bardhi: Me sa mbaj mend, është hera e dytë që thirret policia në selinë e PD. Në selinë qendore, herën e parë e ka thirrur Belind Këlliçi. E ka sjellë ai në seli. I kishin vjedhur nëj nuskë.

Fevziu: I kishin vjedhur laptopin.

Bardhi: Jo, jo një nuskë, më besoni mua.

Belind Këlliçi denoncoi në polici hapjen me forcë të zyrave të FRPD në godinën e PD në 13 dhjetor 2021, kur anëtarë të Komisionit të Rithemelimit tentuan të zhvillonin  mbledhjen e parë të tyre në sallat e godinës së PD. Dy ditë më herët u zhvillua Kuvendi i 11 dhjetorit. 4446 delegatë pjesëmarrës në stadiumin “Air Albania” votuan pro-shkarkimit të Lulzim Bashës. Gjithashtu, Kuvendi i 11 dhjetorit (ose i njohur ndryshe si Kuvendi i anëtarësisë) vendosi ndryshimin e statutit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja për kryetarin e PD në 22 mars të këtij viti.

LEXO DHE KËTË:

FT/ Denoncoi grabitjen USB-së dhe laptopit, Këlliçi publikon pamjet nga zyra e tij

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi gazment bardhi perplasje ne partine demokratike belind kelliçi gazment bardhi perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll