Politike

Debat/Bushati përplaset me Bejkon:8 vjet thatë polici e krimit, sot polici e shtetit

13 Janar 2022, 21:30 Nga DOSJA
Debat/Bushati përplaset me Bejkon:8 vjet thatë polici e krimit, sot

TIRANË – Analisti Andi Bushati dhe sekretari i Partisë Demokratike për çështjet Vendore Roland Bejko u përfshinë në debat të ashpër në emisionin “Open” në “Top Channel”. Zyrtari demokrat e quajti me vend ndërhyrjen e Policisë së Shtetit në protestën e 8 janarit para selisë blu. Termi “Polici e Shtetit” nuk i ka pëlqyer Bushatit, i cili i është kthyer ashpër Bejkos duke e quajtur të turpshme ndryshimin e deklaratave se në 8 vite policia është e lidhur me krimin, ndërsa sot është polici e shtetit.

Bejko akuzoi Bushatin se po nxit urrejtje. Sipas tij, ish-kryeministri Sali Berisha po e përdor protestat për të rinegociuar me SHBA në lidhje me statusin e tij “non grata” nga shteti amerikan. Anëtari i Kryesisë së PD shtoi se sot i rrezikohet jeta.

DEBATI BUSHATI-BEJKO
Bushati: Nuk mund të tallesh me ne. Keni 8 vjet që thoni polici e krimit. Është turp. Nuk mund të tallesh kështu me njerëzit. Duhet të jesh i pafytyrë të flasësh kështu.

Bejko: I pafytyrë je ti që nxit urrejtje.

Bushati: Keni 8 vjet që keni thënë polici e krimit, tani thoni polici e shtetit.

Bejko: Polici e shtetit të inkriminuar. Sali Berisha do kokën tonë për karrigen e vet. Sali Berisha e bën këtë vajtjen e dytë në Shkodër sepse do revolucion permanent. E treta, do t’i tregojë amerikanëve, kërkonte fjalën që tha Escobari, kërkon që amerikanëve do të rinegociojë stautsin që ka. T’i vijë turp se ajo PD është bërë me gjakun dhe sakrificat e njerëzvge. Sot më rrezikohet koka mua.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike andi bushati roland bejko andi bushati roland bejko

Sondazh

Poll