Politike

Bardhi: Kishim informacion se mund të binte zjarr në PD në 8 janar

13 Janar 2022, 21:23 Nga DOSJA
Bardhi: Kishim informacion se mund të binte zjarr në PD në 8

TIRANË – Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi u shpreh në emisionin “Opinion” se gjatë protestës së 8 janarit në godinën e PD janë marrë informacione se rrezikonte të binte zjarr në selinë blu. Në lidhje me përdorimin e bombolave fikëse të zjarrit, zyrtari demokrat tha se nuk ishte planifikuar përdorimi i tyre.

“Ka patur një rast pa ardhur policia kur një lëndë irrituese e bënte të pamundur qëndrimin brenda godinës. Nuk ka patur plan për fikëse zjarri. Ka patur informacion se mund të përfshihej me flakë godina. Metodat nuk i shpjegoj, ka patur informacion të besueshëm. Komento ato më çekiç (i drejtohet analistit Artan Hoxha Ty të bën përshtypje tymi i bardhë, s’të bën përshtypje çekiçi.

S’ishim përgatitur për të përdorur fikëset e zjarrit. Nuk e kishim në plan”, tha ndër të tjera sekretari i PD Gazment Bardhi.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazment bardhi perplasje ne partine demokratike protesta e 8 janarit gazment bardhi perplasje ne partine demokratike protesta e 8 janarit

Sondazh

Poll