Politike

DEBATI/ Berisha përplaset keq me gazetarin: Mjeran, gënjeshtar, ju keni aluçinacione

14 Janar 2022, 07:48 Nga DOSJA
DEBATI/ Berisha përplaset keq me gazetarin: Mjeran, gënjeshtar, ju

KOSOVË – Ish-Kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Debat plus” në RTV Dukagjini, ku është përplasur ashpër me gazetarin nga Kosova Imer Mushkolaj. Në debatin mes tyre, gazetari kosovar e ka akuzuar Berishën se ai është personi që e ka furnizuar Milosheviçin me naftë në vitet ’90, ndërsa Berisha iu përgjigj duke e cilësuar mjeran, që në një fjali, tre i ka gënjeshtra.

Debati mes tyre ka percepituar më tej, ku nuk kanë munguar as sharjet dhe ofendimet mes njëri-tjetrit.

Përplasja mes Berishës dhe gazetarit Mushkolaj:

Berisha: Vuçiç ka luftë kundër meje dhe do që Ramën ta mbajë në pushtet. Por nisma jnë e re nuk do ta lejojë këtë.

Mushkolaj: Vuçiç është nxënës i Milosheviçit dhe ju e keni furnizuar Milosheviçin me naftë në vitin ’90. Nuk keni kredo për të folur për këtë.

Berisha: Ti je një mjeran që në një fjali ke 3 gënjeshtra.

Mushkolaj: Ashtu sikur ju mjeran i politikës shqiptare, ashtu jam edhe unë.

Berisha: Je i programuar në Novi Sad.

Mushkolaj: Ju keni haluçinacione…

Ata u përplasën edhe më herët për çështjen e protestës së 8 janarit në selinë e PD.

Berisha: Më 8 janar po shkonim në shtëpinë e tyre të mbushur me banditë.

Gazetari: Lëri këto përralla mos na i përsërit.

Berisha: Do më lini të flasë apo si e keni hallin. Nëse ti sjell, mos e prishni emisionin. Më keni thërritur për të folur. Ai gënjen dhe gënjen.

Gazetari: Unë po ju them vazhdoni.

Berisha: Përsa i përket 21 janarit, duhet të jesh i verbër dhe i pafytyrë që thua ishte protestë paqësore, nuk ka njeri në botë që e ka quajtur 21 janarin protestë paqësore.

Gazetari: Ju e keni përgjegjësinë për vrasjen e njerëzve të pafgajshëm. Ke vrarë njerëz në bulevard, kjo është njolla e juaj e zezë pas piramidave vratë njerëz në bulevard në Tiranë, dhe pas Gërdecit. Nuk e përfundoj dot me gënjeshtrat që po thotë.

Berisha: Ti ke sjellë një provokator nga Novi Sadi aty i cili gënjen në mënyrë të pafytyrshme. Cila ishte paqësore kush e ka thënë paqësore protestën e 21 janarit përveç atij të pafytyri aty. Përveç Beogradit kush e ka thënë.

Gazetari: Beogradit që keni bashkëpunuar ti kur ishe President, që e keni furtnizuar me naftë. Është e dhimbshme dhe e turpshme.

Berisha: Nxirr pak protestën e 21 janarit që një gënjeshtar në studio thotë se është paqësore.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike imer mushkolaj sali berisha imer mushkolaj sali berisha

Sondazh

Poll