Politike

Kuliçaj i shkruan Fevziut: Ardit Meçe shoqëronte Bardhin në fushatë në Elbasan

13 Janar 2022, 21:09 Nga DOSJA
Kuliçaj i shkruan Fevziut: Ardit Meçe shoqëronte Bardhin

TIRANë – Ish-drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj u përgjigj me mesazh në emisionin “Opinion” se hedh poshtë akuzat e sekretarit të PD Gazment Bardhi se ka inskenuar foton e “grupit të zjarrit” në PD dy ditë para protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha me qëllim inkrimimin e zyrtarëve demokratë. Më tej, Kuliçaj përmendi se një shtetas Ardit Meçe ka qenë pjesë e grupit shoqërues të Gazment Bardhit në fushatën e fundit zgjedhore në Elbasan.

Zyrtari demokrat pyeti se cili është ky person.

PJESË NGA EMISIONI “OPINION”
Fevziu: Po më shkruan reagon Kulici. Bardhi përmendi emrin tim si komplotist për të inkriminuar zyrtarë të PD. është një shpifje që e hedh poshtë me neveri. Bardhi ka hall të madh që i rrezikoj pozicionin të tij të vështirë në emision, por kjo nuk justifikon shpifjet për të shefit të tij. Ardit Meçe ka qenë në grupin shoqërues të Gazment Bardhi në Elbasan gjatë fushatës.

Bardhi: Kush është Ardit Meçe?

Sekretari i Përgjithshëm i PD akuzoi Vocajn dhe ish-zv/drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj se kanë stisur foton e publikuar në 6 janar ku një grup personash të maskuar, ku njëri prej tyre dukej i armatosur së bashku me sanitaren e godinës së PD. Bardhi tha në “Opinion” se fillimisht është bërë një denoncim në Komisariatin Dixhital dhe më pas Vocaj, për shkak të lidhjeve që ka me Kuliçajn, stisën këtë fotografi për për akuzuar zyrtarë të PD se kjo parti po mbante persona të rrezikshëm brenda godinës.

Fotoja u publikua në 6 janar, dy ditë para protestës që do të mbahej para selisë së PD. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit denoncuan se personat e maskuar, ku njëri prej tyre është i armatosur janë “mercenarë” të paguar nga kryetari i PD Lulzim Basha.

LAJMI KRYESOR: Fotoja e “grupit të zjarrit” në PD, Bardhi: Skenar i realizuar nga Vocaj dhe Kuliçaj

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike agron kulicaj gazment bardhi grupi i zjarrit ne pd perplasje ne partine demokratike tonin vocaj agron kulicaj gazment bardhi grupi i zjarrit ne pd perplasje ne partine demokratike tonin vocaj

Sondazh

Poll