Politike

Vocaj-Bardhit: Padi për shpifje! Sekretari i PD: Pushka top iu bëftë!

13 Janar 2022, 21:49 Nga DOSJA
Vocaj-Bardhit: Padi për shpifje! Sekretari i PD: Pushka top iu

TIRANË – Drejtori i Policisë Kriminale Tonin Vocaj dërgoi një mesazh në emisionin “Opinion” se do të padisë sekretarin e Partisë Demokratike Gazment Bardhi për shpifje. Sekretari i PD u përgjigj qetësisht në emision “që pushka top iu bëftë”.

PJESË NGA EMISIONI “OPINION”:
Fevziu (lexon deklaratën e Tonin Vocaj): Lidhur me deklaratat e Zotit Gazment Bardhi në emisionin tuaj, hedh poshtë me neveri të gjitha shpifjet dhe akuzat që hedhin baltë mbi figurën time dhe atë të Policisë së Shtetit. Kam 40 vite pa ndërprerje që jam pjesë e Policisë së Shtetit dhe gjatë gjithë karrierës time nuk kam qenë asnjëhere pjesë e inskenimeve dhe manipulimit të provave, por kam ushtruar detyrën time me  devotshmëri dhe përgjegjshmëri vetëm në zbatim të ligjit. Pas këtyre akuzave, jam duke konsideruar me seriozitet një kallzim penal për shpifje ndaj zotit Bardhi.

Bardhi: Pushka top iu bëftë! Nga nesër të gjitha informacionet për partnerët ndërkombëtarë do ia kalojmë për një kriminel.

Sekretari i Përgjithshëm i PD akuzoi Vocajn dhe ish-zv/drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj se kanë stisur foton e publikuar në 6 janar ku një grup personash të maskuar, ku njëri prej tyre dukej i armatosur së bashku me sanitaren e godinës së PD. Bardhi tha në “Opinion” se fillimisht është bërë një denoncim në Komisariatin Dixhital dhe më pas Vocaj, për shkak të lidhjeve që ka me Kuliçajn, stisën këtë fotografi për për akuzuar zyrtarë të PD se kjo parti po mbante persona të rrezikshëm brenda godinës.

Fotoja u publikua në 6 janar, dy ditë para protestës që do të mbahej para selisë së PD. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit denoncuan se personat e maskuar, ku njëri prej tyre është i armatosur janë “mercenarë” të paguar nga kryetari i PD Lulzim Basha.

LAJMI KRYESOR: Fotoja e “grupit të zjarrit” në PD, Bardhi: Skenar i realizuar nga Vocaj dhe Kuliçaj

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazment bardhi grupi i zjarrit ne pd tonin vocaj gazment bardhi grupi i zjarrit ne pd tonin vocaj

Sondazh

Poll