Politike

“Grupi i zjarrit në PD”, Bardhi: Sanitarja më tha se nuk e mbante mend foton

13 Janar 2022, 20:58 Nga DOSJA
“Grupi i zjarrit në PD”, Bardhi: Sanitarja më tha se nuk e

TIRANË – Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi tregoi në emisionin “Opinion” se çfarë kishte biseduar me sanitaren ku ajo duket në fotografinë me disa të rinj të maskuar të quajtur “Grupi i zjarrit” në PD. Bardhi, i cili e quajti sanitaren “nënën e PD”, tha se gruaja i kishte treguar se nuk e mbante mend foton me personat e maskuar.

Sanitarja është nëna e PD. Nëna më tha që nuk mbaj mend të kem dalë në foto me ata zotërinjtë”, tha sekretari i PD Gazment Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD akuzoi Vocajn dhe ish-zv/drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj se kanë stisur foton e publikuar në 6 janar ku një grup personash të maskuar, ku njëri prej tyre dukej i armatosur së bashku me sanitaren e godinës së PD. Bardhi tha në “Opinion” se fillimisht është bërë një denoncim në Komisariatin Dixhital dhe më pas Vocaj, për shkak të lidhjeve që ka me Kuliçajn, stisën këtë fotografi për për akuzuar zyrtarë të PD se kjo parti po mbante persona të rrezikshëm brenda godinës.

Fotoja u publikua në 6 janar, dy ditë para protestës që do të mbahej para selisë së PD. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit denoncuan se personat e maskuar, ku njëri prej tyre është i armatosur janë “mercenarë” të paguar nga kryetari i PD Lulzim Basha.

LAJMI KRYESOR: Fotoja e “grupit të zjarrit” në PD, Bardhi: Skenar i realizuar nga Vocaj dhe Kuliçaj

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazment bardhi grupi i zjarrit ne pd perplasje ne partine demokratike gazment bardhi grupi i zjarrit ne pd perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll