Politike

Gazetari përplaset me Berishën: Nuk ke kredo. Ish-kryeministri: Je mjeran 

13 Janar 2022, 20:26 Nga DOSJA
Gazetari përplaset me Berishën: Nuk ke kredo. Ish-kryeministri: Je

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është përplasur me gazetarin Imer Mushkolaj. Të ftuar në emisonin “Debat Plus”, gazetari Moshkolaj, tha se ka përgjegjësi për personat e zhdukur, duke përmendur këtu biznesmenin e zhdukur në vitin 1995, Remzi Hoxha. Ai gjithashtu i ka bërë thirrje Berishës që të mos djegin Shqipërinë për hallet e tij dhe të familjes së tij, ndërkohë që nga ana tjetër Berisha e ka quajtur gazetarin mjeran që në një fjali ka 3 gënjeshtra. Berisha gjithashtu e ka akuzuar gazetarin se është i programuar dhe frymëzuar në Novo Sad.

Debati: 

Berisha: Axhenda ime është një Shqipëri e lirë dhe e integruar në BE. Kjo është axhenda, marrëdhëniet i bazoj në respektimin e atyre parimeve që bëjnë funksional shtetin ligjor. Qytetarë me të drejta të lira. Nga ana tjetër jam i bindur se Shqipëria do të ketë marrëdhënie të mira me SHBA. Ky akt politik, do arkivohet si një gabim i rëndë. Në momentin më të parë që Departamenti i Shtetit ose që çdo njeri përfshirë dhe ata që ke në studio, do të jenë të gjendje që të paraqesin një fakt të vetëm të korrupsionit të Sali Berishës, unë marr çdo vendim ndaj vetes time. Kurrë nuk pranoj të përkulem përpara gënjeshtrave dhe mashtrimeve, siç u gjeta sonte në këtë emision ku një i frymëzuar në Novi Sad i cili thotë se 21 janari ishte një protestë paqësore.

Gazetari: Keni përgjegjësi politike se ju dalin të zeza të tjera, ju dalin të zhdukurit. Si puna e Remzi Hoxhës. Dëgjomë dhe diçka. Fati juaj personal nuk është fati i shqiptarëve dhe i Shqipërisë.

Berisha: Kështu thotë dhe Beogradi.

Gazetari: Mos provoni ta digjni dhe njëherë Shqipërinë për veten dhe familjen.

Berisha: Vuçiç ka luftë kundër meje dhe do që Ramën ta mbajë në pushtet. Por nisma jnë e re nuk do ta lejojë këtë.

Mushkolaj: Vuçiç është nxënës i Milosheviçit dhe ju e keni furnizuar Milosheviçin me naftë në vitin ’90. Nuk keni kredo për të folur për këtë.

Berisha: Ti je një mjeran që në një fjali ke 3 gënjeshtra.

Mushkolaj: Ashtu sikur ju mjeran i politikës shqiptare, ashtu jam edhe unë.

Berisha: Je i programuar në Novi Sad.

Mushkolaj: Ju keni haluçinacione.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike imer mushkolaj sali berisha imer mushkolaj sali berisha

Sondazh

Poll