Politike

Kulla në PD? Bardhi: Kemi zero të dhëna, pyesni Veliajn, gjeni porositësin

13 Janar 2022, 20:09 Nga DOSJA
Kulla në PD? Bardhi: Kemi zero të dhëna, pyesni Veliajn, gjeni

TIRANË – Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi deklaroi se PD nuk ka informacione në rrugë zyrtare dhe jozyrtare në lidhje me lajmin e djeshëm në “Zoom.al” se ekziston një projekt ndërtimi kullash në godinën e PD. Në emisionin “Opinion”, Bardhi u shpreh se dijeni për këtë projekt kanë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Në lidhje me godinën e partisë më të madhe opozitare, zyrtari i PD deklaroi se ndërtesa nuk është në pronësi të partisë, por është marrë me përdorim nga shteti shqiptar për 99 vite.

“Zero të dhëna, deri ditën kur u përdor nga një mashtrim publik nga Berisha. Ju nxisim të kërkoni sek ush është porositësi. Selia e PD qëndron si seli qëndrore e PD.

Pyesni Erion Veliaj. Zero informacion në rrugë zyrtare dhe joinformale. Do vazhdojmë kontratën për godinën e PD 99 vjet. Bashkia e Tiranës është kthyer në qendër pastrimi parash. Përveç Erion Velisë, është dhe Sali Berisha që ka informacion për këtë projekt. Nesër do shkoj të marr informacion. Berisha dhe Veliaj kanë dijeni për këtë projekt në të njëjtën kohë. Godina e PD nuk është pronë e jona. E kemi marrë në përdorim nga shteti shqiptar për 99 vite”, tha Gazment Bardhi.

Dje, ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi projektin e ndërtimit të kullave në godinën aktuale të Partisë Demokratike është skemë pastrimi parash midis kryetarit të PD Lulzim Basha dhe sekretari të PD Gazment Bardhi.

Dje, PD i konsideroi pretendimet e Berishës si gënjeshtra.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erion veliaj gazment bardhi sali berisha erion veliaj gazment bardhi sali berisha

Sondazh

Poll