Politike

Protesta e 8 janarit,Bardhi:Kontaktova 4 herë Nanon,pastaj më kërkoi letër me shkrim

13 Janar 2022, 20:38 Nga DOSJA
Protesta e 8 janarit,Bardhi:Kontaktova 4 herë Nanon,pastaj më

TIRANË – Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi rrëfeu se si kontaktoi me Policinë e Shtetit për të kërkuar ndërhyrjen e tyre në momentin kur u shemb dera kryesore e PD. Në emisionin “Opinion”, zyrtari demokrat raportoi se një ditë para protestës së 8 janarit, Policia e Shtetit i dha informacion zyrtar PD se protesta e së shtunës do të ishte e dhunshme. Ai kontaktoi disa herë zv/drejtorin e Policisë së Shtetit që policia të  ndërhynte. Pas 40 minutash, forcat e rendit ende nuk kishin mbërritur kur protestuesit hynë brenda selisë blu.

Më pas, sekretari demokrat tha se ka kontaktuar 4 herë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano. Bardhi shprehet gjithashtu se Nano i kërkoi kërkesë zyrtare për të dërguar forcat e rendit në PD.

“Policia një ditë para protestë  ka çuar letër zyrtare se nesër një grup qytetarësh kanë thirrur një protestë në PD. Për çdo çështje në protestë, pika e kontaktit është zv/drejtorit të policisë. E kam me shkresë zyrtare. Një protestë masive dhune. Në 12:27 kam telefonuar zëvendës-drejtorin. Zv/drejtori më tha po vjen policia. Një nga drejtorët e gardës së Republikës ka qenë në seli në PD që në mëngjes. Garda e repuiblikës ka telefonuar policinë. Kam telefonuar pas 10 minutash, kam ritelefonuar pas 10 minutash. Kam marrë drejtorin e policisë. Kam kontaktuar 4 herë Nanon, më ka kërkuar me shkrim drejtori letër me shkrim. Zyra ishte në furinë e gurëve. E kam njoftuar me sms, pastaj me njoftim publik. 15 minuta pasi u hapën dyert u fut policia e shtetit”, u shpreh Gazment Bardhi.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazment bardhi perplasje ne partine demokratike proteste ne 8 janar gazment bardhi perplasje ne partine demokratike proteste ne 8 janar

Sondazh

Poll