Politike

“Ti je vrasës”/ Degradon mes gazetarit dhe Berishës, ish-kryeministri: Ti leh …

13 Janar 2022, 20:39 Nga DOSJA
“Ti je vrasës”/ Degradon mes gazetarit dhe Berishës,

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka debatuar me gazetarin Imer Mushkolaj në lidhje me vrasjet në protestën e 21 janarit. Të ftuar në emisionin “Debat Plus”, gazetari Mushkolaj akuzoi Berishën për vrasjet më 21 janarn si dhe në shpërthimin e Gërdecit. Ndërkohë që Berisha nga ana tjetër, e ka quajtur atë skllav si që leh sipas programit të Novi Sadi-t.

Debati:

Gazetari: Lëri pallavrat o zotëri, lëri gënjeshtrat. Cila është përgjegjësia juaj për vrasjet zotëri?! Këtë na sqaro

Berisha: 21 janari kishte axhendë politike.

Gazetari: Cila është përgjegjësia juaj si kryeministër këtë na sqaro… Apo nuk keni përgjegjësi ju?! Ata bënë vetëvrasje në bulevard?!

Berisha: Se cila është përgjegjësia ime atë… Unë kam qëndruar në zyrë, i vendosur deri në fund. Por ti që i thuaj protestë paqësore asaj ku u hodhën plumba në dritaren e kryeministrit, ti nuk ke minimumin e integritetit njerëzor. Je një skllav i atyre që të japin formula për të shpërndarë nëpër studio.

Gazetari: Nëse unë jam skllav, ti je vrasës! Vrasësi i më shumë se 20 vetëve në Gërdec, djegës i Shqipërisë në 97-ës.

Berisha: Ti thjesht leh sipas programit të Novi Sadi-t.

Gazetari: Antiamerikani ndër të fundit dhe tani shet moral. Ti ke shumë mëkate zotëri që prej 97-ës e tutje.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike imer mushkolaj sali berisha imer mushkolaj sali berisha

Sondazh

Poll